Partia në pushtet kryeson lehtë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Partia e presidentit, Milo Gjukanoviç, në pushtet që prej tre dekadash në Malin e Zi, ka shënuar një kryesim të lehtë në përfundim të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan dje, sipas parashikimeve, por ajo mund të humbasë shumicën në parlament nëse kundërshtarët e tij bashkohen. 

Pas numërimit të 98% të votave, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), formacioni pro-perëndimor i presidentit Milo Gjukanoviç, ka marrë 35% të votave.

Aleanca kryesore e opozitës pro-serbe ka marrë 32,5% të votave duke u renditur para dy partive të tjera të opozitës (12,5 dhe 5% të votave), sipas Komisionit Zgjedhor.

Nga sondazhet, pak më shumë se një e treta e votave shkojnë për Partinë Demikratike të Socialistëve (DPS), formacioni pro-perëndimor i Gjukanoviç.

Nëse ky nivel konfirmohet nga rezultatet zyrtare që pritet të dalin sot, ky do të jetë rezultati më i keq zgjedhor u DPS-së, që kur Mali i Zi është bërë shtet i pavarur nga Serbia në vitin 2006.

Një projeksion nga komiteti i kontrollit zgjedhor CeMI në bazë të rezultateve ende të pjesshme parashikoi 30 vende për DPS në parlamentin malazes, i cili numëron 81 vende,  dhe 27 vende për koalicionin pro-serb “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

Ata

Aktualitet

Archives