Paria shtetërore e Shqipërisë uron Fitër Bajramin

Politikanët shqiptarë kanë përcjellë në festën e Fitër Bajramit urimet e tyre për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët vazhdojnë të festojnë Bajramin e Madh. Në mesazhet e tyre, politikanët kanë uruar paqe, lumturi e begati për të gjitha familjet shqiptare.

Ndërsa në një urim të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një fotografi të Xhamisë së Namazgjasë, që është pranë përfundimit dhe që financohet nga qeveria turke.

Rama shkruan, “Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj Gëzuar Bajramin”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaështë bashkuar me urimet e shumta në këtë ditë feste dhe ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një urim për të gjithë shqiptarët që e festojnë.

Nga zemra ju uroj të gjithë shqiptarëve e në veçanti agjëruesve të Ramazanit: Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha

Ndërsa, ambasadori Amerikan Donald Lu në mesazhin e tij thekson se : “Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit. Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!

Nga ana tjetër në Shkodër, Myftinia e këtij qyteti me traditë të theksuar të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare ka organizuar pritjen e vizitave dhe urimet e ndërsjella në këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë.

Fillimisht ishin të pranishëm drejtues të klerit, pikërisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, njëherësh edhe Arqipëshkëv Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra i cili në urimin e tij tha se të gjithë duhet të jemi të bashkuar…

Famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, At Nikolla Petaniuroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Ramazanit….

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesinë vizitën e saj në Shkodër uroi besimtarët myslimanë për këtë festë të madhe, urim të cilin e bëri edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

 

“…Në emër të Bashkisë së Shkodrës dhe në emrin tim, bashkë me deputetë, zyrtarë vendorë dhe të PD-së, përcolla urimet e Fitër Bajramit në Myftininë e Shkodrës.
Festa e Fitër Bajramit që vjen pas Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit është një tregues i vlerave tona të trashëguara në shekuj për harmoni e bashkëjetesë për tu marrë shembull edhe përtej Shqipërisë.
Sot, në këtë ditë të Fitër Bajramit, kam kënaqësinë që të përcjell sërish urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë: Me zemër të mirë e të bardhë këtë festë të madhe!…

 

Aktualitet

Archives