Papa Françesku nga Maroku bën thirrje për dialog ndërfetar

Rabat

Papa Françesku tha të shtunën se vizita e tij dyditore në Marok, do të shërbej për promovim të dialogut ndërfetar, shkruan Anadolu Agency (AA). 

Një deklaratë e tillë u bë pas takimit që kreu i Vatikanit realizoi me mbretin e Marokut, Mohammed VI në kryeqytetin Rabat, që njëherësh ishte vizita e parë e një Pape në Marok që nga viti 1985. 

Papa bëri thirrje për “një përpjekje të përbashkët” për të krijuar një botë e cila do të ketë më shumë solidaritet në dialog, një botë e cila respekton të gjithë njerëzit. 

Për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në solidaritet tha Papa Françesku, nevojitet një kulturë e dialogut dhe një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. 

Mbreti maroken Mohammed VI, nga ana e tij tha se Maroku po përjeton një ditë të jashtëzakonshme, për të shtuar se vizita e Papës është një tregues i artë për marrëdhëniet afatgjata midis Marokut dhe Vatikanit. 

“Është koha t’i themi jo shfrytëzimit të fesë si një justifikim për injorancën dhe jotolerancën”, tha Mohammed, bashkë me thirrjen për arsimim më të mirë fetar përmes të cilit do të luftohet radikalizmi. 

– Deklarata e Kudsit 

Papa dhe Muhamedi VI nënshkruan “Deklaratën e Kudsit” e cila bën thirrje për ruajtjen e qytetit si një trashëgimi të përbashkët të njerëzimit, si një pikë-takimi dhe simbol i bashkëjetesës paqësore të anëtarëve të tri feve monoteiste. 

Bashkë me thirrjen për ruajtjen e multi-fetarizmit të Kudsit, Deklarata thotë se e drejta për praktikim të tri feve duhet të garantohet si kusht për paqen dhe vëllazërinë.

Aktualitet

Archives