Panariti: Të merren masa për parandalimin e gripit të shpendëve

Në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit të shpendëve, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, vizitoi sot kopleksin e rritjes së shpendëve “Chicken Farm” në Kavajë. Ministri i Bujqësisë pa nga afër masat e marra nga sipërmarrësi për parandalimin e futjes së virusit nëse ai vjen në Shqipëri, si dhe kërkoi masa rigoroze nga të gjitha kompanitë e mbarështimit të shpendëve në të gjithë vendin, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të identifikuar.

Aktualitet

Archives