Paketë e posaçme ligjore në mbrojtje të bluzave të bardha

“Ndryshimi i Kodit Penal lidhur me përcaktimin e mjekimit të pakujdesshëm apo neglizhencës së mjekimit duhet të bëhet bazuar në praktikat ndërkombëtare dhe jo në emocionet mediatike”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekë dhe drejtues shërbimesh shëndetësore për ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor.

Këto masa sipas tij, synojnë t’i krijojnë mjekëve qetësi dhe t’u japin garanci në ushtrimin e detyrës së tyre.

“Është një paketë e posaçme ligjore që vendos në mbrojtje bluzat e bardha, që është  e domosdoshme dhe përcakton ndëshkime shembullore të atyre që guxojnë të prekin një fije floku të mjekëve në detyrë”, – tha Rama.

Sa herë ndodh një tragjedi në procesin e dhënies të kujdesit shëndetësor, sipas Kryeministrit, “i pari që sulmohet është mjeku, i cili vendoset në shënjestër”.

Sipas Ramës, “kjo është e patolerueshme pasi mjekët nuk vrasin, por shpëtojnë jetë”.

“Duhet të përcaktojmë qartë standarde europiane edhe në natyrën e gabimit për shkak të detyrës. Nuk është e mundur që pas çdo rasti të pasuksesshëm siç ka në gjithë botën të ketë menjëherë një dosje hetimore në prokurori. Nuk ndodh në Amerikë, nuk ndodh në Europë dhe nuk duhet të ndodhë në Shqipëri”, – tha Rama.

Sigurisht që kur konstatohet abuzim apo pakujdesi duhen ndëshkuar, por sipas Kryeministrit, “nuk duhet që emocionet e një familjari të marra dhe të kthyera në emocione televizive nga nevoja për audiencë dhe papërgjegjshmëria ndaj publikut të kthehen në arsye për të pushkatuar moralisht të gjithë mjekët”.

“Nuk mundet dot të vazhdojmë të pranojmë që mjekë do të thotë i korruptuar, infermiere do të thotë hajdute. Kjo është bërë modë për politikanët por nuk mund të bëhet modë për mjekët dhe infermierët”, – shtoi Rama. ata

Aktualitet

Archives