Padia e KLD, prokuroria bën gati fletë-thirrjen për Saimir Tahirin

Pak kohe pas kallëzimit te Këshillit te Larte te Drejtësisë per Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria sekuestroi pamjet filmike te deklaratave publike.

Burime prane organit te akuzës, thane se brenda pak ditëve, Ministri i Brendshëm, pritet te merret ne pyetje per sulmet e tij kundër gjyqtarit Arjan Aliaj, ndërkohë që për këtë pritet të japë shpjegime dhe gjyqtari.

Në qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kallëzoi penalisht Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per deklarata e tij kundër gjyqtarit Aliaj.

Mbledhja u thirr nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit.

Sipas KLD Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit Aliaj në veçanti, por edhe trupës gjyqësore në tërësi.

Gjyqtari Arjan Aliaj u kritikua ashpër nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështjen e pajisjes përgjuese.

Aktualitet

Archives