OSBE: Të përfundojë reforma zgjedhore që të testohet në 2019

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, kërkuan që të përfundohet reforma e nisur zgjedhore në mënyrë që të sheshohen problemet e zgjedhjeve në Shqipëri. Greminger tha gjithashtu se tashmë ka ardhur koha për maturi politike, ku opozita ngre zërin për shqetësimet e saj por kjo nuk pengon palët politike të arrijnë konsensus për çështje strategjike të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, u shpreh optimist për punën e komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore por bëri thirrje që tashmë ka ardhur koha të merren vendime, në mënyrë që elementët e rinj që mund të miratohen të testohen në zgjedhjet lokale të vitit 2019

Në takimin e përbashkët, palët firmosën një memorandum mirëkuptimi mes Republikës së Shqipërisë dhe OSBE.

Aktualitet

Archives