Protestën e sotme ka si një qëllim largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Përfaqësuesit e opozitës do të jenë në orën 09:30 rreth Parlamentit, ku deputetët e mazhorancës dhe përfaqësuesit e rinj të opozitës do të mblidhen për diskutimin e projektligjeve.
Opozita vazhdimisht ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
Ndërkohë mësohet se PD ka zhvilluar takime në të gjithë vendin për t’i thirrur ata drejt protestës.