Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Partitë opozitare janë bashkuar në atë që e kanë quajtur “fronti i bashkuar opozitar”. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një qeverie të re antimafia. Burimet thanë se pjesë e aksionit do të jenë edhe protestat përpara Kryeministrisë.  Sipas tyre, vetë Rama është përgjegjësi kryesor i situatës së rëndë kriminale ku ndodhet vendi.

Deklarata e plotë

Ne përfaqësuesit e Partive Politike Parlamentare dhe jo Parlamentare të mbledhur sot në këtë moment shumë të vështirë që po kalon vendi

Deklarojmë se:

Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit, të cilat janë asgjesuese dhe pa asnjë ekuivok.

Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.

Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon:

Krijimin e një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër Krimit me të gjithë partitë politike, që kanë këtë vetëdije për rrezikun madhor që po kalon vendi.

Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Aktualitet

Archives