Numri i lartë i aksidenteve, në një javë 13 misione me helikopter mjekësor

Numri i lartë i aksidenteve automobilistike në vendin tonë kanë bërë që përgjatë një jave të kryen rreth 13 misione me helikopterë, e barabartë me 22 orë fulturime. Në pjesën më dërmuese të rasteve, personat që kanë pësuar aksidente janë transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës, por nuk kanë qenë të paktat rastet kur helikoperët kanë transportuar mjekët drejt spitaleve të jugut për shkak të nevojave që kanë këto institucione për mjekë specialistë.

Në një javë kryen mesatarisht 13 misione shpëtimi nga ajri me njësinë e transportit mjekësor për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura në vendin tonë.

Beqaj: Në periudhën e verës kemi pasur më shumë nevojë për fluturime, dhe vetëm javën e fundit të korrikut, kemi 13 misione me rreth 22 orë fluturimi, gjë që tregon se ne i jemi përgjigur të gjitha nevojave për të sjellë me kohë optimale raste të rënda të traumës në Spitalin e Traumës, apo edhe të sëmurë të tjerë për urgjenca kardiake apo cerebrale vaskulare.

Sipas shefit të Njësisë së Helikopterëve, një pjesë e misioneve të kryera janë për transportimin e mjekëve të Spitalit të Traumës të cilët kanë dhënë asistencën e specializuar në spitalet e jugut për shkak se numri i pacientëve që kanë pasur nevojë ka qenë i lartë.

Albert Xhafaj: Gjatë shërbimit të kryer nga ana jonë nuk ka qenë vetëm transportimi i të sëmurëve drejt Tiranës, por edhe transportimi i mjekëve nga Spitali i Traumës drejt spitaleve të jugut, në Gjirokastër dhe Sarandë, për të bërë të mundur ndihëm që u jepet të plagosurve në rastet kur fluksi i tyre është i lartë.

Skënder Brataj: Po punohet për cilësinë e këtij shërbimi duke përgatitur personelin mjekësor së bashku me pilotët, për dhënien e ndihmës së shpejtë, për transportin e shpejtë por sidomos për të paketuar pacientë dhe të trajtuar që në vendngjarje. Kështu kur pacientët vijnë drejt spitaleve të Tiranës janë në parametra jetësorë në normë.

Sipas të dhënave nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter gjatë këtij 6 mujori kemi kryer rreth 200 misione, 710 fluturime e përkthyer në 190 orë fluturimi. on

Aktualitet

Archives