Numri i infeksioneve në Afrikë me Covid/variantin Omicron po rritet ndjeshëm

Numri i infeksioneve me koronavirus në Afrikë po rritet me shpejtësi në sfondin e zbulimit të variantit të ri Omicron.

52 300 raste të reja u regjistruan në të gjithë kontinentin afrikan javën e kaluar, një rritje prej 105 për qind krahasuar me javën e kaluar. Vetëm Afrika e Jugut ka regjistruar 31 000 infeksione të reja Covid-19.

‘’Varianti i ri është zbuluar në Botsvana, Gana, Nigeri dhe Afrikën e Jugut’’, deklaroi John Nkengasong nga Qendra Afrikane për Sëmundjet Infektive (Africa CDC).

Sipas Nkengasong, megjithatë theksoi se ‘’nuk dihet ende se sa persona janë infektuar me variantin Omicron.

Në Afrikë, vetëm 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Kontinenti tani ka prokuruar 417.5 milionë doza, nga të cilat vetëm 235.8 milionë janë administruar.

ata

Aktualitet

Archives