Një person vret veten me armë zjarri

Një person në Shkodër është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Gjatë mesditës së sotme në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës është gjetur i vdekur në banesën e tij private, Ridvan Dibra 49 vjeç.

Nga hetimet e para por edhe nga dëshmitë e familjarëve dyshohet se 49- vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri automatik, e cila u gjet në vendngjarje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se Dibra i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa aktualisht vijojonë hëtimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet

Archives