Një banesë shkrumbohet nga flakët në Shkodër

Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në afërsi të tregut të Zdrale. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 makina zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Burimet tregojnë se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Familja Muka ka mbetur jashtë, pasi banesa është shkatërruar plotësisht. Fatëmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Aktualitet

Archives