Një banesë ‘përpihet’ nga flakët

Flakët kanë ‘mbytur’ një banesë në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur ish-kryqëzimi i degës.
Të dhënat paraprake tregojnë se në banesë fatmirësisht nuk ka pasur njeri. Gjithashtu raportohet se shtëpia, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati është djegur totalisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, zjarrëfikësit të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualitet

Archives