Nisin largimet masive nga puna të anëtarëve të LSI-së në Shkodër

Prej 2 ditësh Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fortunë në institucione, ku për këtë ka caktuar muajin korrin si fushatë dëgjesash në të gjithë vendin, me qëllim grumbullimin e informacioneve për çdo zyrë shtetërore.

Por edhe në Shkodër pritet që në dy muajt e ardhshëm të ketë një sërë ndryshimesh, ku e para sipas burimeve është Posta Shqiptare, dega Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, janë shpërndarë tashmë një numër i konsiderueshëm zarfesh të mbyllura.

Flitet për të paktën mbi 20 punonjës të postës, të cilët janë pushuar nga puna. Përpara pak javësh është shkarkuar nga detyra drejtoresha e këtij institucioni, Estela Nika, për shkak të përfshirjes së saj në listat e kandidimit në radhët e LSI.

Ky është institucioni i parë në Shkodër që bëhen lëvizjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vazhdim priten furtuna të tjera lëvizjesh, ku sipas kryeministrit Edi Rama do të synojnë forcimin e administratës me persona të kualifikuar.

Ndërsa pritet muaji shtator që administrate të njihet zyrtarisht me ndryshimet në radhët e drejtueseve, por edhe të punonjësve.

Aktualitet

Archives