Nishani mesazh ngushëllues për Francën: Trishtim i thellë!

Presidenti Bujar Nishani është solidarizuar me popullin francez duke dënuar aktin terrorist që përgjaku Ditën Botërore të Francës, një natë më parë në Nice. Përmes një mesazhi, Nishani i ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij Presidentit të Francës, François Hollande, ku ndër të tjera shkruan se populli shqiptar është me popullin francez.

“I nderuar Zoti President

Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.

Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Aktualitet

Archives