Nishani i jep shtetësinë shqiptare Shpend Ahmetit e Mimoza Kusari-Lilës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për disa figura të rëndësishme të politikës së Kosovës.

Me dekret të kreut të shtetit, shtetësia shqiptare i është dhënë kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë më parë nënkryetar i Vetëvendosjes, ndërsa Mimoza Kusari Lila e cila vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), në karrierën e saj politike ka mbajtur edhe postin e ish- Zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës dhe ish- ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Shtetësinë shqiptare, me dekret të Presidentit Bujar Nishani, e ka marrë edhe gazetari i njohur, ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala.

Aktualitet

Archives