Nis ringritja e monedhës së përbashkët euro

Euro ka nisur të marrë veten pas rënies drastike të ditëve të fundit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundjavën e shkuar.

Pas rënies së fortë të monedhës së përbashkët, Banka e Shqipërisë, ndërhyu në tregun valutor për të ndalur rënien e mëtejshme të euros.

Rënia e euros dëmtoi eksportuesit shqiptarë dhe ndërhyrja e bankës bëri që monedha të shmangte rënien e mëtejshme ç’ka do e rëndonte situatën.

Aktualitet

Archives