Nis protesta e opozitës

Protestues të shumtë janë grumbulluar pranë kryeministrisë. Atyre iu është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Selia blu ka sqaruar se në këtë protestë liderët e opozitës nuk do të mbajnë fjalim, por do të jenë qytetarët që do të flasin.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se nga rrethet janë nisur mbi 50 mijë protestues. Rreth 1500 efektivë policie janë në gatishmëri. Ndërkohë në Vlorë, Kryeministri Rama ndodhet në Vlorë në një takim me qytetarët në kuadër të diskutimit “Bashkia që duam”./abcnews.al

Aktualitet

Archives