Nis në Tiranë takimi i tretë rajonal(Minishengeni) për Ballkanin Perëndimor

Takimi i tretë rajonal i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, nisi sot në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.

Ky takim është në vijim të dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të zhvilluara në Novi Sad, Serbi dhe në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Në takimin e tretë rajonal që po zhvillohet në Tiranë, marrin pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç.

Më herët, të ftuarit në këtë takim rajonal vizituan disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës.

Sipas axhendës zyrtare, aktualisht në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë, po zhvillohet “Sesioni i liderëve”, për të vijuar në orën 12.00 me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve.

Takimi i tretë rajonal i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të përmbyllet në orën 13.15, me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në hotel Rogner, Tiranë. Ata

Aktualitet

Archives