Ngjarja në Elbasan/ Meta: Policia të zbardhë ngjarjen

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar situatën zgjedhore mjaftë kritike, ndërsa ka bërë thirrje për të kthyer normaliteti dhe të hetohet ngjarja e Elbasanit.

Në një intervistë televizive, Meta thekson se situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

“Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kulturës, i qytetarisë është kthyer në një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme, sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur”, tha ai.

Po ashtu, Presidenti Meta i shprehu ngushëllime familjes dhe bënë thirrje për rikthimin e normalitetit dhe të zbardhet ngjarja nga Policia e Shtetit.

“Shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e Shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, tha ai.

Ai tha se, “midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhur në Partinë Socialiste”.

“Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit, sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ. Prokuroria është e kapur sepse vetëm kështu u mbyllën dhe dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. Prokuroria është e kapur dhe këtë e tregon dhe fakti që Presidenti ka bërë padi penale në SPAK për incenratorët, dhe nuk po bëhet asnjë hetim”, tha ai.

Duke folur për daljen e të dhënave personale, Meta tha se AKSHI është institucioni që duhet të mbrojë të dhënat personale e të gjithë individëve.

“Si institucion është në varësi të Ramës dhe merr urdhra vetëm nga ai. Të gjitha të dhënat personale të çdo individi janë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm dhe mund të shpërdorohen, siç ndodhi në Pustec”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Meta tha se opozita do të fitojë zgjedhjet.

“Unë e kam shprehur këtë mendim, ja kam thënë dhe opozitës sepse ai është bërë një Kryeministër shfrytëzues, dhe po ushtron trysni dhe presion ndaj qytetarëve. Nuk mund të kesh një kundërshtar më të thjeshtë për të fituar zgjedhjet, sepse i vetmi veprim i këtij kryeministri është dhuna. Do përgjigjet populli me votë, sepse sa më shumë të ushtrosh forcë, aq më shumë do ndëshkohet ditën e votimeve”, shprehet Meta.

Ata

Aktualitet

Archives