Nga e 15 tetori maska e detyrueshme kudo, në mjedise të mbyllura apo në rrugë/ Gjoba për shkelësit, në faturën e dritave

 Nga e enjtja maska do jetë e detyrueshme kudo përveç shtëpisë, restorantit apo barit kur je i ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasatirliu.

“Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësire publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nuk po bëj një rezyme të vendeve që kanë filluar të aplikojnë vendosjen e maskës jashtë. Italia e vendosi para pak ditësh detyrim përcaktim, të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase”.

“Mendoj se gjoba do të jetë e  fundit dhe nuk do të jeta gjoba arsyeja pse njerëzit vënë maskën. Duhet të jetë mbrojtja e ekonomisë së tyre familjare, nëse për shëndetin fjalët nga një vesh u hyjnë dhe nga një u dalin”, – shtoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “implementimin e kësaj mase do e bëjë Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Nuk do përdorim inspektorë se jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjitha shërbimet dhe të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cenojnë dinjitetin e  njerëzve dhe të shtetit”.

“Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë gjithë territorin dhe do të kenë tolerancë zero për maskat”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët do jetë në faturën e dritave”.“Nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe kush ankohet per gjobën e kam thënë gjithmonë e ka shumë të thjeshtë, mjafton të mos e marrë. Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave. Nuke di si do jetë impakti i përzierjes së gripit sezonal me goditjen e virusit dhe do përgatitemi për më të keqen. Do të luftoj me mish e me shpirt së bashku me ministren dhe gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm që mos ta mbyllim prapë Shqipërinë, të mos mbyllim prapë asnjë biznes, asnjë aktivitet, të mos mbyllim prapë shkollat. E dimë se çfarë pasojash ekonomike, financiare dhe psikologjike ka kjo”, – nënvizoi Rama.Nuk mund të presim, vijoi Rama, të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi nivelin e ulët të valës ndëshkimore që është e qëllimshme dhe që për shëndetin e tyre e familjeve të tyre nuk arrijnë të kuptojnë se ky është minimumi i minimumit.“Më mirë një maskë sot sesa mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit dhe e vendit nesër. Unë s’kam mbajtur maskë jashtë do mbaj maskë jashtë, brenda nuk diskutohet”, – tha Rama.Më tej Rama tha se “jo më larg se dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer tek jo më shumë se 5 veta bashkë, tek oraret e kufizuara të shërbimeve paradite, pasdite, tek mbyllja e gjithë bareve, restoranteve në 8 dhe 9 të darkës”.“Nuk dua që të shkojmë në këto masa sot dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa”, tha ai.“Dëgjoj që duan dasma, është gjëja më e natyrshme, por shikoni masat për ndalimin e te gjitha llojeve të ceremonive martesore në mjedise jo private dhe me më shumë se 2 mijë persona. Shikoni Italinë, gjithë Europën. Duan muzikë, shkoni gjeni një vend me muzikë në cilindo vend të Europës. Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Ne jemi në kushtet kur mund ta përballojmë këtë vjeshtë-dimër dhe ardhjen e gripit të sezonit pa u mbyllur dhe objektivi i çdo shqiptari është të mos rimbyllemi në shtëpi, të mos rimbyll dyqanin, të mos detyrohem të mbyll në shtëpi fëmijët, të mos rikthehem në shtëpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbas kohë prapë se do të mbyllen gjykatat”, – tha Rama.Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se “nga dita e enjte maskat janë të detyrueshme për të gjithë, nga kryeministri deri tek qytetari në skajin më të largët. Në çdo moment jashtë shtëpisë, rrugë, park, trotuar, mjedis i hapur, shesh, mjedis i mbyllur. Nuk diskutohet dhe policia e shtetit në bashkëpunim me policitë bashkiake do të jetësojë këtë masë duke ndëshkuar të gjitha rastet e shkeljeve, të cilat do të faturohen drejtpërdrejt tek drita, do t’i bashkëngjiten faturës së dritave që jo vetëm punonjësit e shtetit dhe individët që kanë biznese, por edhe individit që janë jashtë këtyre kategorie të mos e kenë asnjë mundësi të mendojnë se gjobën do ta marrë era”.“Do të zbatohet pikë për pikë dhe për punonjësit e shtetit masa edhe më e rëndë, sepse duhet të jenë të parët që duhet të tregojnë shembullin për zbatimin e ligjeve dhe rregullat e qeverisë. Të mërkurën publikohet Akti Normativ”, – tha Rama.

ata

Aktualitet

Archives