Në Turqi arrestohen 94 ish-zyrtarë të ushtrisë për lidhje me FETO-n

Të paktën 94 ish-pjesëtarë të personelit ushtarak turk u arrestuan për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, tha një burimi gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të dyshuarve ishin 131 ish-zyrtarë ushtarakë të arrestuar më 16 shtator në operacionet anti-terroriste në 34 provinca, me një fokus të veçant në Stamboll, tha burimi, duke kërkuar të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media.

Personat e arrestuar përfshinin ish-komandantë të ushtrisë, togerë, nënoficerë dhe rreshterë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor. Ata

Aktualitet

Archives