Në Shqipëri, kremtohen Pashkët Ortodokse

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë e Pashkët.

Mesha do duhej të mbahej në mesnatë, por për shkak të orës policore ajo u zhvillua në mëngjes në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në mesazhin e tij të shkurtër në meshën e pashkëve, ka uruar të gjithë besimtarët, teksa kryefjalë ka qenë urimi për sa më shumë shëndet, që merr më tepër rëndësi pasi vjen në një vit pandemik, ku mijëra qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID.

“Gjithmonë me shëndet, falje dhe gëzime ngjarjes brenda nesh”, tha Janullatos.

Në këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin sociale, e ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim. ATA

Aktualitet

Archives