Nē Shqipëri, 502 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi mbi situatën e COVID-19 në vend në 24 orët e fundit, teksa bëri të ditur se janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 502 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitiv 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnjë, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

“Aktualisht janë 12,108 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë Ministria bën të ditur se, janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore      502

Të shëruar në 24 orë      393

Të shtruar në spitale      132

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                5991

Testime totale            1,082,974

Raste pozitive            151,499

Raste të shëruara      136,872

Raste Aktive                12,108

Humbje jete                  2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4491

Shkodër          1906

Durrës            1027

Vlorë              902

Fier                  906

Lezhë              779

Elbasan          612

Berat              437

Korçë              309

Gjirokastër      293

Kukës              236

Dibër                210

ata

Aktualitet

Archives