Ndërron jetë boksieri legjendar Muhammed Ali

Muhammed Ali në vitet 1964, 1974 dhe 1978 është shpallur kampion botëror i boksit në peshat e rënda. Ai e ka mbrojtur këtë status në 19 ndeshje.

Kampioni botëror në peshat e rënda, legjenda amerikane, Muhammed Ali ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.

Muhammed Ali vuante prej një kohe të gjatë nga sëmundja e Parkinson-it dhe ditën e djeshme ishte shtruar në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje. Ndërkohë ai humbi jetën në spitalin ku ndodhej nën kujdesin mjekësor. Zëdhënësi i familjes në një prononcim për ABC News ka konfirmuar këtë gjë.

Muhammed Ali i cili ka marrë pjesë në shumë ndeshje të rëndësishme të boksit gjatë jetës së tij dhe ka qenë fitues i shumë trofeve, njihet edhe me mbështetjen ndaj muslimanëve dhe njerëzve me ngjyrë në SHBA. Muhammed Ali që prej vitit 2014 për shkak të sëmundjes, herë herë shkonte në spital për kurim.

Boksieri i njohur më 8 prill kishe marrë pjesë në evenimentin Celebrity Fight Night i cili u organizua me qëllim mbledhjen e ndihmave në Arizona Phonix.

Emri i vërtetë i legjendës së boksit i cili vuante nga sëmundja Parkinson ishte, Cassius Marcellus Clay Jr. Ai pranoi Islamin në vitin 1964.

Muhammed Ali në vitet 1964, 1974 dhe 1978 është shpallur kampion botëror i boksit në peshat e rënda. Ai e ka mbrojtur këtë status në 19 ndeshje. Muhammed Ali nga 61 ndeshjet e zhvilluar ka arritur të fitojë 56 prej tyre. Ndërkohë para se të futej në boksin profesional, ai ka fituar medaljen e arit në Lojërat Olimpike të Romës, në vitin 1960.

Aktualitet

Archives