Ndalohen dy persona në sektorin e hidrokarbureve, Rama: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Strukturat e shtetit vijojnë operacionin për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e hidrokarbureve, për evazionin fiskal, falsifikimin e dokumenteve dhe ndërhyrjeve në pompat e karburanteve.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur detaje nga operacioni i Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ku u arrestuan dy persona.

Hetimet që janë zhvilluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vendosën në pranga dy persona. Ata u ndaluan për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicencuar, falsifikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore. Vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve”, deklaron Kryeministri Rama. ata

Aktualitet

Archives