Namazi i xhumasë në sinagogën qendrore në New York

Anembanë botës ka vazhduar solidarizimi me muslimanët pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, në të cilën u përfshi edhe sinagoga qendrore në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila të premten hapi dyert për muslimanët për të kryer namazin javor të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkësia hebraike në New York hapi për muslimanët derën e sinagogës qendrore që ndodhet në Manhatan, pasi, siç thanë përfaqësueseit e saj, në këtë mënyrë ata dëshirojnë të ndajnë dhimbjen me muslimanët pas sulmit terrorist në Zelandën e Re.

“Jemi fqinjë, jemi miq, ndajmë dhimbjen tuaj”, thanë ata.

Gjatë namazit të xhumasë, para sinagogës qëndroi një grua hebreje e cila kishte veshur hixhabin në solidarizim me muslimanët. Në duar ajo mbante një pankartë në të ciklën kishte shkruar mesazhin “Fqinjët tuaj hebrenj qëndrojnë pranë jush”.

Pas faljes së namazit, shumë hebrenj hynë në sinagogë për t’u përshëndetur me muslimanët të cilët falën namazin, me të cilët bashkarisht dërguan porositë për unitet.

Aktualitet

Archives