Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar

Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u shpreh sot në një dalje për mediet pas mbledhjes së qeverisë se, “Rrumbullaku është një oficer karriere i Policisë së Shtetit, oficer i lartë që ka mbajtur dhe kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit. I vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar gjithashtu së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javës që kaloi të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

Çuçi u shpreh se, “Rrumbullaku, është drejtori që reformoi agjencinë e cila tashmë është kthyer në një agjenci civile, rezultatet së cilës kanë filluar të ndihen ndërkohë”.

“Rrumbullaku mban gradën e Drejtuesit të Parë në piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Çuçi gjithashtu njoftoi se sot do të bëhet një prezantim i gjerë i Rrumbullakut dhe dy drejtorëve të tjerë të agjencive të Ministrisë së Brendshme, përkatësisht të drejtorit të ri të AMP dhe drejtoreshës së re të IKMT-së. ata

Aktualitet

Archives