Muhamed Jusufspahiç, ambasadori i parë serb në Arabinë Saudite

Muhamed Jusufspahiç me dorëzimin e letrave kredenciale tek mbreti saudit Selman Abdulaziz, zyrtarisht është bërë ambasadori i parë serb në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë ceremonisë zyrtare më 5 mars të këtij viti ambasadori i Republikës së Serbisë në Arabinë Saudite, Muhamed Jusufspahiç, dorëzoi letrat kredenciale te mbreti Selman bin Abdulaziz, ku edhe zyrtarisht është bërë ambasadori i parë i Republikës së Serbisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite”, njoftoi Bashkësia Islame e Serbisë.

Po këtë ditë letra kredenciale dorëzuan edhe ambasadorët e Mongolisë, Nigerisë, Sllovakisë, Zelandës së Re, Japonisë, Turqisë, Polonisë, Uruguait, Portugalisë, Azerbajxhanit, Libanit dhe Letonisë.

Ish-myftiu i Beogradit dhe Serbisë, Jusufspahiç, në vendin e ambasadorit u emërua në vitin 2015, ishte zëvendës reis ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë dhe kryetar aktual i Kuvendit të Lartë të Bashkësisë Islame të Serbisë.

Aktualitet

Archives