Mjeku Pipero: Maska duhet edhe në mjedise të hapura për të na mbrojtur

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi sot se maska duhet mbajtur pasi nuk mund të ndalojmë kontaktin me të tjerët.

“Në këtë pandemi shumë nga ne, për arsye të njohurive të shtuara dhe të kufizuara si fillim, kemi patur qëndrime kontradiktore. Por, qëndrimi im është dhe do mbetet i njëjtë. Përdorimi i maskave apo masave të tjera që kufizojnë përhapjen e virusit është i mirëpritur. Jam i pari që kam deklaruar se maska duhet të jetë detyrim ligjor në ambientet e mbyllura”, deklaroi Pipero.

Po ashtu, shtoi Pipero, për shkak të mënyrës së re të jetesës dhe bërjes refleks ose pjesë e përditshmërisë maska, po them se maska duhet edhe në mjedise të hapura.

“Kjo, sepse ne nuk mund ta parashikojmë se do të takojmë apo jo, një person të infektuar”, theksoi ai.

Më tej Pipero shtoi se qëndrimi i tij në raport me efikasitetin nuk ka ndryshuar, por në raport me nevojën ka ndryshuar.

“Unë jam qytetar dhe respektoj normat e këtij vendi. Si mjek them se maska duhet edhe në ambiente të jashtme, jo për mode, por për të na mbrojtur”, deklaroi Pipero.

ata

Aktualitet

Archives