Mjekët psikiatër japin alarmin: Popullsisë në Shqipëri është e prekur shumë nga sëmundjet mendore.

Si pas një raporti të publikuar nga Komisioni Lancet, në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, me 3.56% të popullsisë së prekur, së bashku me Malin e Zi mbajnë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon.

Shifra e të prekurve nga ankthi ka ardhur në rritje, ndërkohë që grup-moshat më të prekura janë ato 20 – 50 vjeç.

Kohët e fundit ndërgjegjësimi për t’u paraqitur te mjeku psikiatër është në rritje. Qytetaret i njohin faktorët që ndikojnë në shkaktimin e stresit, ankthi apo problemeve të tjera të këtij lloji, por janë të paktë ata që pranojnë ta ndajnë me të tjerët eksperiencën e tyre.

Këshillat e mjekëve janë të thjeshta, shmangia e alkoolit, duhanit dhe lëndëve narkotike e ruan shëndetin mendor. 

Aktualitet

Archives