Miratohet heqja e tarifave telefonike “roaming” mes Shqipërisë dhe Kosovës

 Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në drejtimin e kryetarit, Eduart Shalsi, në prani edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe AKEP-it, në cilësinë e komisionit përgjegjës miratoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kryetari i këtij komisioni, Shalsi, si deputet nismëtar i ndryshimeve të propozuara, u shpreh se iniciativa merr shtysë nga dy zhvillime: Së pari, nga modeli i Bashkimit Europian, i cili prej qershorit të vitit 2017 ka hequr tarifat “roaming” për qytetarët europianë për vendet e BE-së, së dyti, nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në majin e vitit 2018, që kërkonte heqjen e tarifave “roaming”, në kuadër të integrimit ekonomik me Republikën e Shqipërisë.

“Nga pikëpamja e aplikimit të BE-së gjykohet sot, që ka qenë projekt i suksesshëm, është rritur trafiku me hyrjen në fuqi të heqjes së tarifave “roaming” në qershor të 2017-s dhe shumë konsumatorë europianë po shijojnë konektivitetin me kosto të ulët dhe cilësi të lartë në vendet e BE-së”, – u shpreh Shalsi, në prezantimin për komisionit të propozimin konkret të heqjes së “roaming”-ut mes dy vendeve. ata

Përfaqësuesit e Ministrisë dhe AKEP-it dhanë dakordësinë e tyre për nismën dhe iu përgjigjën pyetjeve për çështje të caktuara nga deputetët e Komisionit. Afati i vënies në zbatim të heqjes së “roaming”-ut mes dy vendeve, parashikohet pas muajit mars 2019. 

Aktualitet

Archives