Në përpjekje për përmbylljen e procesit të reformës në drejtësi, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Takimi Rama-Meta vjen një ditë pas miratimit në komision të draftit për reformën në drejtësi, ku nuk u votuan pikat e kundërshtuara nga opozita.
Temë kryesore e diskutimit mendohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe kushti i vendosur nga opozita për pikën 88 të opinionit të Venecias që ka të bëjë me vendet e rezervuara.
Edhe pse u miratua në komision, kreu i tij, Fatmir Xhafaj, deklaroi se janë lënë për diskutim disa prej neneve.