Ministrja Manastirliu: Ftesë qytetarëve derë më derë të vaksinohen kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me drejtues vendorë në Bashkinë Fier, kërkoi t’u bëhet thirrje qytetarëve derë më derë për vaksinimin antikovid.

“Do të kërkoja angazhimin tuaj në territor, si drejtues vendorë dhe që keni një lidhje të fortë me komunitetet tuaja, që bashkë me ekipin e shëndetësisë, të shkojmë derë më derë, në çdo fshat, në çdo shtëpi, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të mbrohet duke u vaksinuar. Ky nuk është një aksion i zakonshëm, është një aksion në emër të jetës. Ne do të garantojmë përmes një plani të mirëorganizuar, vaksinimin derë më derë, me njësitë e lëvizshme, me strukturat tona në territor”, tha ministrja.

Manastirliu apeloi për vaksinim si mundësia e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

“Dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të vaksinohet jo se e themi ne, po se e thonë ekspertët më të mirë në botë. Se nuk ka rrugë tjetër për të afruar fundin e kësaj pandemie përveç se me vaksinim. Nga ana tjetër, do të nisim të hënën një tjetër aksion, do të jemi në terren në çdo universitet, për vaksinimin masiv të studentëve, si domosdoshmëri për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri akademik që është në prag”, tha ajo.

ata

Aktualitet

Archives