Ministria e Shëndetësisë mbledh task-forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur Task Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin e ri që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe jashtë saj.

Numri i njerëzve të vdekur në Kinë nga koronavirusi ka shkuar në 81, me gati 3,000 raste të konfirmuara të sëmurë.

Pushimi kombëtar i vitit të ri është zgjatur me tre ditë deri të dielën, në përpjekje për të penguar përhapjen.

Të hënën, Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit.

Numri i vdekjeve në provincën Hubei është ngjitur nga 56 në 76, me pesë vdekje diku tjetër.

Wuhan është në bllokim dhe disa qytete të tjera kanë vendosur ndalime të udhëtimit.

Në Shanghai, qeveria ka ndaluar bizneset të kthehen në punë deri më 10 shkurt.

Ndalimi vlen për të gjitha kompanitë, përveç shërbimeve, firmave mjekësore, furnitorëve mjekësorë dhe supermarketeve.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është në Pekin për të diskutuar për epideminë me qeverinë kineze dhe ekspertët e shëndetit./ora news.tv/

Aktualitet

Archives