Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 650 qytetarë të infektuar dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 650 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet janë në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamzë, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnjë, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë-Arrëz, Shijak, Dibër, Divjakë, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Janë 7258 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qytetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qytetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (26 tetor 2021)

Raste të reja ditore 650

Të shëruar në 24 orë 482

Të shtruar në spitale 158

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520

Raste pozitive 182,610

Raste të shëruara 172,464

Raste aktive 7258

Humbje jete 2888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703

Fier 867

Durrës 720

Shkodër 465

Elbasan 305

Gjirokastër 226

Korçë 191

Lezhë 191

Vlorë 204

Berat 174

Kukës 142

Dibër 70

Ata

Aktualitet

Archives