Ministri Lleshaj: Goditja kundër kanabisit në Shkodër, rezultate të mira

Goditja kundër kanabisit në Shkodër, rezultate të mira”, tha sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas analizës me strukturat drejtuese të DVP Shkodër dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie.

Në një prononcimi për mediat, pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Shkodër dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie, Lleshaj tha se, “konstatojmë me kënaqësi që puna e bërë gjatë këtij viti, për të goditur çdo tentativë kundër kanabisit në Qarkun e Shkodrës, ka dhënë rezultate shumë të mira. Ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër është goditur fort në të gjitha skajet, sepse tashmë kanabisi ka mbërritur në skajet më të larta të territorit të vendit, si në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Në parcela të vogla, tentativa të shkëputura por gjithsesi angazhimi ynë është për ta goditur në vijueshmëri”.

Po ashtu, Lleshaj shton se, “analiza e sotme nuk ishte thjesht analiza e vitit 2020, por ishte edhe fillimi i operacionit për vitin 2021, operacion, i cili do të synojë ta konsolidojë më tej suksesin e arritur dhe ta zhbëjë përfundimisht kanabisin nga historia e angazhimeve tona”.

Në lidhje me pyetjen përsa i përket masave antikanabis, Lleshaj tha se, “sigurisht që masat merren atëherë kur konstatimi bëhet dhe konstatohet njëkohësisht që drejtuesit janë jashtë dijenisë. Në qoftë se konstatimet dhe goditjet bëhen nga vetë strukturat, atëherë nuk ka vend për goditje, sepse ne nuk mund të godasim një drejtues, i cili godet fenomenin e kanabisit. Kur kemi pasur konstatime nga lart, pra kur Drejtoria Qendrore ka arritur të konstatojë gjëra që në nivelin vendor nuk kanë qenë të njohura, atëherë ka pasur masa edhe për drejtues të strukturave vendore. Besoj ju keni dijeni për këtë, edhe për Qarkun e Shkodrës konkretisht.”

Pyetjes se si mund të verifikohet që drejtues të policisë nuk e njohin territorin pëllëmbë për pëllëmbë, Lleshaj tha se, “në qoftë se konstatimi bëhet nga lart, pra në qoftë se strukturat eprore gjejnë bimë narkotike në territor, të panjohur nga strukturat vendore, atëherë strukturat vendore mbajnë përgjegjësi për këtë. Dhe kjo është aplikuar dhe do të aplikohet në të gjithë vendin, edhe në vijim”.

…ata

Aktualitet

Archives