Ministri i Jashtëm holandez, : Gati të mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi në një intervistë për medien serbe “Danas”, se Holanda do të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre drejt BE-së.

“Perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk vihet në dyshim dhe Holanda i mbështet ata me vendosmëri në rrugën e tyre. Vendi im i mirëpriti progreset e arritura nga të dyja vendet e përmendura. I përshëndes hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Megjithatë, para hapjes së negociatave të  pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Blok.

Këshilli Europian, tha ai, do t’i kthehet kësaj teme përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj 2020. “Si edhe më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë  e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për një të ardhme në BE”, tha Blok.

Sipas tij, periudha në vijim mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. “Të dyja qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato”, theksoi ai. ata

Aktualitet

Archives