Meta në konefercë shtypi: Mora angazhim nga Basha për miratimine reformës në drejtësi

Në konferencë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se në takim ka kërkuar miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Ai tha se është i hapur për dialog, ndërsa theksoi edhe ndjesën për gabimin teknin në kalendarin e kuvendit.
“I shpreha ndjesë për gabimin teknik në kalendarin e kuvendit dhe e siguroave për përkushtimin tim për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare dhe legjitime për miratimin e reformës në drejtësi si një proces madhor ppër të ardhemn e vendit.
I shpreha Bashës vlerësimin tim për angazhimin e opozitës për hartimin dhe mbështetjen që i ka dhënë reformës. I kam kërkuar mirëkuptimin për zhvillimin e procedurave parlamentar dhe mriatimin sa më shpejt të refomës”- deklaroi Meta.
Gjithashtu kreu I kuvendit u shpreh se kishte marrë garancinë nga Basha për angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë  të reformës në drejtësi.
“Basha më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë  të reformës në drejtësi dhe më njohu me të vetmen çështje parimore, që sipas opozitës ndan palët në miratimin e draftit kushtetues, atë të formulës së zgjedhjeve të institucioneve të reja, e cila sipas qëndrimit të opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të opinionit përfundimtar të komisionit të Venecias.
Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët me qëllim që të miratojmë sa më parë, me koherencë, me transaprencë reformën më themelore dhe më të rëndësishme për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane- u shpreh kreu i kuvendit.

Aktualitet

Archives