Meta mesazh ngushëllimi për sulmin në Londër: Së bashku kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër.

Në një letër ngushëllimi dërguar Kryetarit të Parlamentit Britanik, John Bercow shkruan se “ jam thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani”.

Meta shprehet se shqiptarët përkrahin popullit britanik në luftën kundër terrorizmit.

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, shprehet kryetari i Kuvendit.

Aktualitet

Archives