Meta: E vetmja zgjidhje e krizës, zgjedhjet më 13 tetor

Presidenti Ilir Meta priti në një takim zëvendëskryetaren e grupit parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti ripërsëriti qëndrimin e tij se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

Aktualitet

Archives