Mësuesit bllokohen prej borës, helikopteri i FA niset drejt Thethit e Shalës

 Fortuzi/- Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.

Sipas njoftimit që vjen nga Ministria e Brendshme, janë bërë përpjekje të shumta që evakuimi të ishte nga toka, por me gjithë përpjekjet, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kërkesa për ndërhyrje nga ajri, nga prefekti i Shkodrës.

Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë dhe duke punuar intensivisht për të qenë pranë qytetarëve që kanë probleme për shkak të motit të keq. Gjithashtu janë në punë intensive për pastrimin e rrugëve të bllokuara, apo ku kalohet me vështirësi nga dëbora. ata

Aktualitet

Archives