Megaoperacioni “Volvo 4”: Goditën 4 grupe kriminale, arrestime në 12 qytete

Plot 1500 forca policie, dhe forca speciale morën pjesë në megaoperacionin e madh për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

Drejtori i Pergjithshme e Policise se Shtetit, dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë paraditen e së hënës, 22 tetor, për të dhënë detaje të megaoperacionit, i cili pati goditjen finale të dielën e 21 tetorit.

Bilanci 

12 qytete –  Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë

27 te arrestuar-  Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim

100 Kontrolle – Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Laboratori i heroinës – Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.

“U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës” informoi drejtori i policise.

Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike.

Te arrestuarit per laboratorin e heroines ne Has 
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona të tjerë, dy shtetas me kombësi turke, një kosovar dhe një shqiptar.

Të arrestuar për akuzën “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Te fortët e Shijakut 

18 të tjerë janë  arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Tre policet e perfshire  – Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit.

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

Goditja finale – Hetimet u intensifikuan muajt e fundit për ti dhënë goditjen finale fundjavën e 21 tetorit ku në operacion morën pjesë 1500 efektivë

Ardi Veliu: Procedimi për operacionin nisi pas një referimi të Polici së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Muajt e fundit me intensitet për dokumentimin e kësaj dosjeje janë përdorur metodat speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë mijëra orë përgjime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe dhe shkresa me shkëmbim informacioni dhe korrespondenca me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme duke u finalizuar këtë fundjavë me goditjen finale ku morën pjesë 1500 punonjës policie të forcave operacionale, të FNSH, RENEA dhe efektivë të policisë lokale

Më datë 28.12.2016 Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte regjistruar procedim penal, numër 339, për kryerjen e veprave penale të prodhim dhe shitje të narkotikëve, trafikim të narkotikëve, grup i strukturuar kriminal si edhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, parashikuar neni 283, 283 a, 333 a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga aktet e referuara fillimisht nga shërbimet e policisë gjyqësore të komisariatit të të policisë Kavajë ka patur dyshime të arsyeshme se persona të paidentifikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë si edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Donika Prela: Mbi këtë bazë janë zhvilluar me metoda speciale hetime si përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime etj., të realizuara për një periudhë kohore prej dy vitesh, ku ka rezultuar se personat po ushtronin aktivitetin e tyre në qytete të ndryshime si Shijak, Shkodër, Lezhë, Sarandë, Tiranë, Fier, Vlorë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po kështu gjatë hetimet ka rezultuar se pjestarë të këtij grupi kriminal kanë kryer edhe vepra të tjera si korrupsion në sektorë publikë të ndryshëm hipotekë, polici, bashki dhe instituticione të tjera të administratës shtetërore të cilat po vazhdojnë hetimet në vijimësi. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, agjenci të tjera ligjzbatuese vendase por edhe të huaja është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme për veprimtarinë kriminale të disa grupeve kriminale që kanë vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, si edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian si Hollandë, Gjermani, Itali, Turqi etj. Për këtë shkak në datë 18.10.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë iu është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë  për caktimin e masave të sigurisë ‘arrest me burg’ për 44 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale të sipërcituara. Po kështu iu është drejtuar dhe me një kërkesë për realizmin e kontrollit të banesave të 44 personave dhe 22 personave të tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtari kriminale. Me vendimin numër 157 datë 21.10. 2018 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e organit të Prokurorisë duke vendosur masën ‘arrest me burg’ për këto 44 shtetas. Në 21.10.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit urdhërat për ekzekutimin emasave të sigurisë për personat e sipërcituar. Përsa i përket veprës penale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër te hetimit janë arritur të provohen gjithsej 13 episode të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit si në Lezhë, Durrës, Shkodër, Burrel, Sarandë, Lushnje, Kukës dhe Itali. Po kështu theksojmë se gjatë hetimit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një laboratori të përpunimit të drograve të forta në Kukës si edhe sekuestrimi i një sasie prej 182.5 kg morfinë e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e djegshme që përdoreshin për prodhimin e heroinës. Për këtë episod janë arrestuar disa shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe njëkohësisht janë përcaktuar masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për ta. Përsa i përket veprave penale ku janë përfshirë anëtarët e grupeve kriminale sqarojmë se në fushën e lëndëve narkotike, prodhimit e shitjes së narkotikëve, prodhimit dhe fabrikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e pasaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale janë arrestuar 27 shtetas si edhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Tv-OraNews

Aktualitet

Archives