Më 1 korrik fillojnë patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të fillojnë më datë 1 korrik patrullimet e përbashkëta për sezonin veror.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp të Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera theksohet se turni i parë i punonjësve të Policisë së Kosovës, të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

“Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t’i paraprijë takimi që do të mbahet në orën 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar, zyrtarët e policisë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin për media.

Aktualitet

Archives