Mbretëria e Arabisë Saudite nuk lejon vizitat për Umra në Mekë dhe Medine

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medine. Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë. Bile edhe ata qe kane marrë kohët e fundit viza për umre, nuk do të lejohen të hynë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, njofton Ministria e Haxhit dhe Umres.

Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut 2020 nuk është marrë akoma vendim…

Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura. Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.

Aktualitet

Archives