Mbledhje e përbashkët Shqipëri- Mali i Zi, Rama: Më të lidhur se kurrë më parë

Është mbajtur paraditen e së martës në Shkodër mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi sot janë “më të ndërlidhur se kurrë më parë”, por shtoi se “në këtë ndërlidhje ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara”.

“Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke u mbështetur pa rezerva anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri. Hapja e pikave të reja kalimtare që janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”.

Aktualitet

Archives