Mbi 798 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 798 624 vaksinime.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 2 083 vaksinime.

899,550 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Brenda muajit qershor Qeveria synon të kryejë 1 milion vaksinime.

Ata

Aktualitet

Archives