Mbërrijnë në Shqipëri, 38 400 dozat e para të “AstraZeneca”

Në Shqipëri mbërritën mbrëmjen e sotme 38 400 dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”, me të cilat do të fillojë menjëherë nesër vaksinimi mësuesve e pedagogëve.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku mbërritën vaksinat “AstraZeneca”.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se, “nesër do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve, do ta shtrijmë me shpejtësi në gjithë territorin e vendit duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi, në një pjesë të konsiderueshme”.

“Së shpejti do të vijë një sasi më e konsiderushme. Me kompaninë “Astrazeneca” do të vijnë edhe rreth 60 mijë doza që do të jenë këtu në muajin prill dhe po ashtu me “Pfizer” kemi 30 mijë doza të tjera që vijnë gjithashtu në prill”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “ideja është të kemi një vaksinim të gjerë për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektimeve duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik”.

Ata

Aktualitet

Archives