Masat shtrënguese/ Strategjia po funksionon, nëse ndryshon e vendosin ekspertët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jam shumë i bindur në strategjitë që po ndjekim dhe nëse na duhet të lëvizim nga ajo strategji nuk e zgjedhim ne, natyrisht këtë do ta përcaktojnë ekspertët dhe ne kemi në komunitetin e ekspertëve njerëz të kalibrit ndërkombëtar”.

Në një intervistë televizive Kryeministri Rama tha se “ekspertët janë njerëz që dinë çfarë flasin dhe dinë çfarë bëjën deri tani. Sa i përket vdekjeve kjo është relative nuk duhet të biem në këtë kurth që të krahasojmë numrin e vdekjeve me të të infektuarve dhe të nxjerrim konluzionet sepse varet si funksionon”.

“Solla dje shembullin e Luksemburgut që është shumë më i vogël se ne në popullsi dhe në territorr nuk dikutohet akoma më shumë dhe Luksemburgu ka më shumë të vdekur se ne duke qenë një nga vendet më të pasur të planteit. Ka të dhëna, të cilat është shumë herët sot të nxjerim konkluzione, sepse nuk jemi akoma në fazën kur duhet të kemi pikun dhe ajo që shohim në Itali po gabohet në mënyrë të vazhdueshme me parashikimin e pikut, thuhet jo këtë këtë javë, apo atë javë dhe shifrat vazhdojë të rriten”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për momentin ne, mos marrshim mësysh, edhe lavdi Zotit, jemi në kushte mëse të stabilizuara, kemi një numër shumë të vogël pacientësh me frymëmarrje të drejtuar, ata që kanë humbur jetën kanë qenë persona me sëmundje të tjera. Nëse një person me kancer merr koronën, shpresa që të dalë nga lufta gjallë janë minimale”.

“Të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse edhe pse janë më pak të goditshëm nga pikëpamja e goditjes fatale, ata janë personat më të infektuar sesa të moshuarit”, – tha Rama.

I pyetur nëse kur është momenti i rikthimit në jetën normale, Kryeministri Rama tha se “nuk jam i lejuar të gënjej, e kam të ndaluar të gënjej, nuk mundem t’i ushqej njerëzit me përralla ose iluzione sepse nëse unë them forca se javën tjetër dielli do dalë, e dielli nuk del, atëherë depresioni është shumë më i madh. Kjo është luftë për jetë a vdekje, dhe në një luftë për jetë a vdekje nuk ka të kërkosh optimizëm duke u kapur pas iluzioneve. Optimizmin e gjen tek dita, duke parë rezultatat e rezistencës tënde dhe nuk mund ta gjesh optimizmin tek fjalët e bukura e të sheqerosura që mund të thotë lideri, ose që mund të thotë kushdoqoftë, sepse do të ishte shumë më katastrofike rënia në depresion në rast se jepen stacione ku faktikisht treni nuk ndalon”.

“Ne i mendojmë të gjitha nuk diskutohet dhe jemi në një sifdë që është e jashtëzakonshme, sepse është një sfidë e paparë, nuk di askush më shumë se ne dhe ne nuk dimë më pak se të tjerët. Pyet ku të duash aty ku është bota që i di të gjitha nuk dinë më shumë se ne. Nuk është se dikush ka një zgjidhje dhe ka kapacitete për ta bërë ndryshe dhe ne jemi më mbrapa se nuk jemi të avancuar. Gjithë ajo shkencë, gjithë ato triliona për bomba, e për të shkuar në Mars, e ku di unë se ku tjetër, nuk vlejnë. Ushtria amerikane sot ka të njëjtën vlerë si ushtria shqiptare, pra zero. Çfarë bën ushtria shqiptare? Shpërndan ndihma. Çfarë bën ushtria amerikane? Doli dje me blinda në rrugë për të mbyllur njerëzit brenda”, – tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “thirrja ime për njerëzit është: harrojeni jetën para se të fillonte kjo luftë, tani nuk është jetë, është mbijetesë”. ATA

Aktualitet

Archives